Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Duket se ende nuk ka një vendim për fatin e djalit deputet të Aqif Rakipit, Orlando Rakipi, pasi babai i tij u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri më tani në mbledhje u fol kryesisht për zgjedhjen e presidentit të ri dhe u bënë propozimet përkatëse nga secili deputet.
Propozimet u bënë përmes zarfeve të hedhura në kuti, të cilët përmbanin tre emra./albeu.com/