“Me burrin e saj ulesha për kafe”, Fatjoni tregon mes lotësh si u njoh me Merushen

Partneri i Merushe Hazizajt, Fatjon Hoxha ka treguar se historia e tyre e dashurisë nisi 4 vite më parë. Ai tha se të dy ishin të martuar, por kishin probleme me partnerët e tyre.

Në “News24”, Fatjoni rrëfeu se punonte si taksi dhe një ditë gjatë ushtrimit të detyrës do të shkonte në shtëpinë e bashkëshortit të Merushes.

Aty njihet me të, shkëmbejnë numrat dhe kështu nisi historia e tyre. I riu tregoi se pas këtij momenti, kanë dalë për të pirë kafe dhe janë njohur më shumë me njëri-tjetrin. Fatjoni rrëfeu gjithashtu, momentin e ndarjes nga bashkëshortja.

Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.

“Kisha 4 vite, kam shkuar në shtëpinë e saj. Ishte e martuar, s’i kishte punët mirë. Shkëmbyem numrat e telefonit, dolëm për kafe. Ish-gruaja ime kishte njohje me Merushen. Divorci me gruan, unë kisha lidhje me Merushen, e dërgova te prindërit për 3-4 ditë. Ajo nuk erdhi më, e lidhi motra me një tjetër nga Durrësi. Ajo e dinte që kisha lidhje me Merushen”,-tha Fatjoni.

Më tregoi se nuk e dua burrin. Më tha; “Nuk shkoj mirë”.

A të ka treguar ndonjëherë se është dhunuar nga Andueli?

Jo se ka dhunuar.

Si reagoi Anueli kur e mori vesh?

Erdhi te shtëpia. Ai ka ngrenë dhe ka pirë me mua. Kemi dalë për kafe.

Si i mbanit këto miqësi?

Unë te shtëpia e Merushes shkoja shpesh herë. U bëra si i shtëpisë. Krijuam një lidhje me vëllezërit e saj, ishim si shokë. Krijuam shoqëri me ata. Flisja me Merushen njëkohësisht.

E keni dhunuar Anuelin?

Jo se kam dhunuar. As unë as vëllai i Merushës. Ai njëherë më takoi mua në zonën e Roskovecit. Më tha; mos shko më te shtëpia e Merushes se do iki në Greqi unë. Merushja e ka denoncuar në polici Anuelin. Më tha; po zihemi. Pastaj më mori në telefon vëllai i saj dhe më tha; eja shkojmë marrim pak Merushen.

Motra e Merushes deklaroi shumë gjëra për të. Pse kjo largësi e Merushes me familjen e vetë?

Po nuk vinte. Ishim në Fier me qira. Ata nuk donin që të shkoja unë në shtëpinë e tyre. Unë kam ngrenë dhe kam pirë në shtëpinë e saj. Ata i thonin që ai është akoma i martuar, si e pranon ti një burrë të martuar. Ata se dinin se si i kishim gjërat ne. As ish-gruan time nuk e kanë trajtuar. As kontakte të mira me të nuk kisha, ziheshim. Nuk na hahej muhabeti. Kishim debate. E kam qëlluar.

A kishin një arsye të fortë pse s’donin që të jetonte me Merushen?

Ata nuk e donin, s’e dëgjonin njerëzit. Thoshin që ka 3 fëmijë, do marrin pasurinë tonë. Ajo thoshte; Nuk ke punë me fëmijët, se ata do i rrisë familja ime, ne do shohim punën tonë. Babai ishte autoritar, ai vendoste dhe për motrat dhe bënte fjalë. E dhunonte nënën time, që të vegjël dhe tani. E ka rrahur dhe tani.


Shtuar 18.04.2022 15:54