Cfare është nje screening kardiak?
Ekzaminimet screening të zemrës janë testet qe kryhen për te zbuluar një patologji kardiake para se te shfaqen shenjat.
Synimi kryesor i këtij testi është te zbuloje problemin ne stadin me te hershem dhe te trajtueshem te saj.
Kontrolli I zemrës duhet te filloje qe ne barkun e nenes ku ne muajin e trete, duhet te vleresohet morfologjikisht zemra per te perjashtuar keqformimet e mundshme gjenetike.
Pas lindjes deri ne moshen 5 vjecare duhet bere ekokardiografia e zemrës dhe pastaj deri ne moshen 20 vjecare duhet te kontrollohen disa here niveli i sheqerit, niveli i yndyrnave dhe presionit arterial.
Paneli I screening per individet qe nuk kane shenja te problemeve kardiake konsiston ne :
Matja e presionit arterial sistolik dhe diastolik,
Nivelin e sheqerit në gjak,
Matja e (CRP) Proteina C reactive ose Proteina C reactive me sensitivitet te larte hs CRP,
Lipidograma e fraksionuar ku me te rendesishmit jane LDL dhe HDL,
Sebashku me vleresimin klinik dhe faktoret e riskut mund te kryhen edhe testet e meposhtem
-Elektrokardiograme EKG e cila vlereson aktivitetin elektrik te zemrës dhe mund te jape informacion mbi nje sere crregullimesh qofte te ritmit apo patologji te tjera kardiake.
-Ekokardiografia është ekzaminimi I zemrës me ane te ultratingujve.Ky test mundeson vleresimin e dhomave te zemrës, aparatin valvular, kinetiken e muskulit te zemrës, flukset e gjakut etj.
-Prova ushtrimore, na jep informacione shumë të vyera si kapacitetin ushtrimor frekuencen kardiake dhe adaptimin e saj me efortin, ritmin kardiak ne efort, pergjigjen e presionit arterial ndaj stadeve te ushtrimit, aktivitetin elektrik te zemrës gjate efortit ushtrimor per te vleresuar keshtu qarkullimin ne arteriet koronare qe furnizojne muskulin e zemrës.
Personat te cilet nuk e kryejn dot fizikisht proven ushtrimore mund te perdoren metoda tjera me specifike qe stimulojne direkt zemren duke rritur keshtu frekuencen dhe fuqine tkurrese te zemrës e ne kete menyre me ane te rregjistrimit elektrokardiografik ose gjurmimit te lendes radioaktive.
-Prova ushtrimore nukleare e cila konsiston me injektimin ne vene te nje lende radioaktive dhe vleresimin e metejshem te zemres ne qetesi dhe gjate efortit ushtrimor me ane te nje kamere specifike per lenden radioaktive.
-Ekokardiografia ushtrimore mundeson vleresimin e kinetikes te muskulit te zemres gjate efortit ushtrimor duke na dhene keshtu edhe informacion se si kryhet qarkullimi ne arteriet koronare.
-Angio skaneri koronar dhe kalcium score (pikezimi I kalciumit ne arteriet koronare)
Ky ekzaminim vlereson separi pranine e depozitimeve te kalciumit ne arteriet koronare si dhe me ane te injektimin ne vene te lendes se kontrastit vleresimin e pllakave aterosklerotike.
-Koronarografia eshte nje procedure invasive e cila konsiston ne vleresimin e qarkullimit te gja kut ne arteriet koronare me ane te injektimit selektiv te lendes se kontrastit brenda arterieve koronare duke vizualizuar keshtu pllakat dhe ngushtimet aterosklerotike.
Kush jane faktoret e riskut per zhvillimin e problemeve aterosklerotike dhe shendetit kardiovaskular ne teresi.
-Gjinia, Mosha, Duhanpirja, Faktori genetik, Kolesteroli I larte, Hipertensioni arterial, Diabeti, Obeziteti,Mungesa e aktiviteti fizik.
Sipas shoqates amerikane e zemres AHA testet e meposhtme duhet te fillojne qe ne moshen 20 vjecare :
-Presioni arterial :Te pakten cdo 2 vjet nese ai eshte nen 120/80 mmhg
-Niveli i yndyrnave : Cdo 4 deri 6 vjet per personat me risk te ulet per tu prekur nga problemet kardiake dhe ne baze te gjykimit te mjekut, personat me risk te larte duhet ta kryejne me shpesh ate.
-Niveli I sheqeri : Rekomandohet te fillohet ne moshen 40 vjecare cdo 3 vjet nese vlerat jane normale.
-Proteina C reactive me sensitivitet te larte hs-CRP
Ne gjykim nga mjeku duke i’u referuar vleresimit klinik dhe faktoreve te riskut mund te shtohen edhe testet e tjera te lartepermendura.