Armando Sadiku nuk di të ndalet.
Në Spanjë me fanellën e Las Palmas, sulmuesi nga Elbasani realizoi golin e katërt sezonal dhe këtë e bëri në minutën e 22 të transfertës së Eibar ku ndali në rrjetë topin për golin e parë, atë të barazimit momental të skuadrës së tij.
Nëse vazhdon me këtë formë, mund ta vendosë në mendime serioze trajnerin Edoardo Reja.