Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të rinj kanë goditur me sende të forta një tjetër.

Policia ka arritur të identifikojë një prej autorëve dhe po punon për identifikimin e të dytit. 24-vjeçari B.A është shpallur në kërkim, ndërsa blutë e Tiranës po punojnë për identifikimin e shokut të tij.

“Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R”, njoftoi policia.


Shtuar 21.04.2021 09:30