Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjermani, aty ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Rama do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, më pas me Presidentin Federal të Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve. Pas takimit, në orën 18:15 Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median. Gjatë vizitës kryeministri Rama shoqërohet nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.
AXHENDA E RAMËS NË GJERMANI:
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë