Supersfida mes Man City dhe Liverpool është mbyllur në barazim 2-2 vijon.
Duhet thënë se Man. City e nisi shumë mirë ndeshjen dhe ishte dominues ndaj Liverpool në pjesën e parë teksa që në 6’ arriti të gjente golin me De Bruyne.
Miqtë e marrin disi veten dhe në aksionin e parë të rrezikshëm barazojnë me Diogo Jotan por në fakt sa e bëri edhe më të egër ndeshjen pasi Citizens sulmojnë pa pushim.
Në 28’, De Bruyne prek shtyllën me një gjuajtje teksa Cancelo në 35’ i afrohet sërish golit me një depërtim nga e majta në zone por topi devijohet nga mbrojtësit.
Citizens po sulmonin pa mbarim dhe me meritë në 37’ kalojnë sërish në epërsi me Gabriel Jesus pas një asisti fantastik nga Cancelo (ndoshta më i miri i ndeshjes). Dominimi vendas vijon dhe shkojnë shumë lehtë në portën e Liverpool dhe në 45’ mund të mbyllnin ndeshjen por topi shkon në shtyllë.
Pjesa e dytë pa marrë mirë frymë vjen me gol teksa Salah me një pasim fantastik për Mane që thyen Ederson. 2-2 dhe gjithçka nga e para. Sfida është shumë emocionuese teksa pak minuta më pas serish miqtë janë pranë golit.
City mban kontrollin e lojës duke rrezikuar dhe në fund me Mahrez në 90’ lëshon drithërima ku një gjuajtje e tij shkon në shtyllë. Të pafatë ndoshta Citizens ndërsa rezultati 2-2 mund të thuhet i drejtë për spektaklin e shijuar. Titulli mbetet i hapur dhe gjithçka do të vendoset në fund.