Thomas Tuchel ishte shumë i zhgënjyer nga performanca e Chelsea në humbjen e tyre në shtëpi me rezultatin 1-3 ndaj Real Madrid, ku Benzema ishte autori i tre golave.
Tekniku i Chelsea nuk e ka përballuar mirë këtë humbje të thellë në shtëpi dhe ka treguar se çfarë ka bërë nga zemërimi dhe stresi që po kalonte.
“Nuk para ndodh të jem i zemëruar pas një ndeshjeje, mund të jem gjatë ose vetëm në pjesën e parë. Këtë herë ishte ndryshe, nuk mund ta përshkruaj.
Shkova në shtëpi dhe fillova të haja çokollata nga stresi. Fjeta gjumë, u çova në mesin e natës dhe fillova të konsumoja përsëri çokollata. Ditën tjetër, u zgjova dhe shikova përsëri ndeshjen nga ekrani, u zemërova, fillova të haja përsëri çokollata.
I pranova të gjitha kritikat, i meritoj, por e pata të vështirë të përballoja atë ndeshje aq të rëndësishme”, është shprehur tekniku gjerman Tuchel./ h.ll/albeu.com