Njerëzve u pëlqen të merren me llafe e të komentojnë lart e poshtë për veprimet e të të tjerëve. Në shumë raste edhe veshjet komentohen, sikurse ka ndodhur së fundmi me Cristiano Junior.
Vetëm 11 vjeç, djali i Cristianos ka dalë në një foto me gjyshen e tij, Dolores. Gjithsesi ndjekësit e nënës së Ronaldos kanë dashur të merren me bluzën Nike dhe çorapet Adidas të djaloshit.
Përgjigjen e kanë marrë shpejt nga vetë Cristiano, i cili në postimin e nënës së tij ka komentuar: “Ai vesh atë që dëshiron, jo atë që dëshironi ju”.
Mijëra pëlqime te komenti i Ronaldos, që u jep një “leksion” ndjekësve në rrjetet sociale. / h.ll/albeu.com