Në 24 orët e fundit janë kryer 3008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 148 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë si rrallëherë numri i rasteve aktive në Tiranë ka rënë më poshtë se 20 mijë, një rekord që mbahej prej javësh.