Para disa muajsh u zbulua nga mediat lidhja sekrete e modeles së njohur shqiptare, Aurela Hoxha. Ajo bashkëjeton në Spanjë me partnerin e saj biznesmen, i cili quhet Alban, dhe janë njohur rreth 3-4 vite më parë. Megjithatë modelja e mban ende të fshehur nga publiku duke u treguar shumë e rezervuar.
Së fundmi e ftuar në ‘Shiko kush luan’, Aurela ka pranuar publikisht se është në një lidhje por duke mos zbuluar të tjera detaje. Gjatë sfidës ‘Ndaje ose pije’, modelja u pyet nëse është e vërtetë se larg Shqipërisë e mban dashuria dhe nëse po, cili është fatlumi që i ka marrë zemrën. “Ka fatlum, por për të mos thënë se cili është ai, po pi një gotë”, u përgjigj Aurela.
Për arsye që nuk dihen, ose ndoshta për të jetuar një jetë të qetë private me partnerin, larg vëmendjes së mediave, modelja nuk dëshiron të flasë më shumë për të duke e mbajtur të fshehtë.