Tender 60 milion lek në Zimbabve? Reagon biznesmeni shqiptar

Pas akuzave të përfshirjes në një skandal me tender 60 milionësh, ka reaguar biznesmeni Mërtiri.

Ky i fundit, ka reaguar ashpër në lidhje me lajmet në mediat e huaja se është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për tenderat në Zimbabve.

Ai mohon të ketë lidhje me kontratën e firmosur me autoritetet e Zimbabve, ngjarje për të cilën u shkarkua dhe ministri i Shëndetësisë së këtij shteti.

“Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekullimet lidhur me implikimin tim në kontraten e përfolur në Zimbabëe mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim.

Unë nuk jam Ilir Dedja. Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale per disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza”, thekson Klodian Mërtiri.


Shtuar 21.06.2020 15:54