Sekretarja amerikane e Thesarit: Ndalimi total i naftës ruse nga Europa do t’i ngrinte çmimet në qiell

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka paralajmëruar se një ndalim i përgjithshëm i eksporteve ruse të naftës do të shkaktonte rritje të çmimeve të energjisë në Evropë.

“Çështja me bllokimin e eksporteve të naftës nga Rusia është se shumë vende, veçanërisht në Evropë, janë shumë të varura nga ajo naftë”, tha ajo nw komitetin e të kongresit në Uashington.

“Dhe ne do të shohim rritje të çmimeve në qiell nëse vendosim një ndalim të plotë të naftës”, shtoi ajo, duke thwnw gjithashtu se shpreson që kompanitë e naftës në mbarë botën të rrisin prodhimin, në mënyrë që të lejojnë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

“Ne jemi dëshmitarë të cenueshmërisë që vjen nga mbështetja në një burim karburanti ose një partner tregtar,”, shtoi Yellen.

Ajo përshkroi gjithashtu “pasojat e mëdha ekonomike në Ukrainë dhe më gjerë” që janë shkaktuar nga pushtimi, duke përfshirë një rritje të mprehtë globale të çmimeve të ushqimeve./albeu.com