Superliga Evropiane, reagon presidenti i La Liga-s: Florentino Perez është i humbur

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas mendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka humbur.

Perez zgjedhur si president i Superligës Evropiane krijuar nga 12 skuadra, mirëpo UEFA dhe FIFA janë duke bërë çmos ta ndalojnë.

La Liga njësoi si të gjitha ligat e tjera ka mbështetur UEFA-n, kurse Tebas së fundmi ka thënë se Perez është i humbur.

Në Dhjetor 2020 unë tashmë thashë që Florentino Peréz ishte shumë i SHPENZUAR, tani ai është i HUMBUR, as futbolli nuk prishet siç thotë ai, as SUPERLEAGUE, që është një nga problemet, nuk mund të jetë zgjidhja, është vdekja e futbolli”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Raportimet e fundit thonë se një klub anglez është duke konsideruar largimin nga Superliga Evropiane.


Shtuar 20.04.2021 14:12