Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka qenë mjaft e veçantë, pasi në studio ishte e ftuar gjyshja e njërës nga konkurrentet.
Mikela kishte marrë gjyshen me vete, e cila tha se nuk kishte asnjë vërejtje për mbesën e saj.
“Nuk bërtet. Mikela bërtet atje ku e shikon se nuk ecën mirë puna. Tani puna i ka këto. Dua vetëm një porosi, po të jetë mundësia që ta mbani pak inatin, të mos i fyeni gocat se i kemi pikë të dobët. Shyqyr që ka ardhur kjo kohë se jam martuar 13 vjeçe me një burrë 30 vjeç. Kur hyri burri, u përplasa nga njëri cep në tjetrin, u tremba. Nuk ia ktheja dot babait se atij nuk i kthehej fjala në atë kohë”, tha gjyshja.
Ndërsa Mikela bëri një takim katër minutash në studio me Erionin. Ajo e pyeti konkurrentin për momentin më të hidhur dhe ai komentoi takimin e saj me Bledin, kur mendoi se po shfrytëzohej.
“Momenti i pianos se edhe pse kishte vajza të tjera, isha i fokusuar tek ti. Ndjeja se po më shfrytëzoje dhe fillova me të miat duke përdor me disa e duke dal me disa”, tha Erioni.
Ndërsa momentin më të bukur e lidh me puthjen që i dha. Pas kësaj, të dy shkëmbejnë puthje në buzë dhe Mikela duke qeshur thotë:
“Jo në sy të nënës se është turp.”
View this post on Instagram