Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.
Në një postim në Twitter, pasi foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për vrasjet mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë.
Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust.
Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë./albeu.com