Tronditet Shkodra, tritol biznesit të Xhemal Bushatit

Ditën e djeshme dy shpërthime të njëpasnjëshme me tritol kanë tronditur qytetin verior të Shkodrës.

Shpërthimet kanë ndodhur njëri pas tjetrit dhe kanë ndodhur në qendër të Shkodrës, në një qendër tregtare dhe në një supermarket anës rrugës.

Sipas informacioneve shpërthimet kanë ndodhur në të njëjtën kohë, i pari në objektin që shërbente si qendër tregtare në pronësi të ish-kandidatit për kryetar Bashkie Xhemal Bushati dhe në një linjë të supermarketeve SPAR.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 07:54