Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Arbenita tregon shqetësimin e madh gjatë shtatzënisë

Ditëve të shtatzënisë po i vjen fundi dhe shumë shpejt, çifti shumë i njohur për publikun, Fero dhe Arbenita Ismajli, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Reperi Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Modelja e njohur ka postuar herë pas here imazhe ku tregon barkun e rrumbullakosur, e fansat i pëlqejnë shumë pozat e saj.

Nga ana tjetër, Fero ka zbuluar se ata janë në pritje të një vajze dhe janë shumë të gëzuar. Ndërkohë së fundmi, Arbenita ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të madh që e ka hasur gjatë gjithë shtatzënisë së saj.

Nëse konsumon sado pak ujë, asaj i duhet të qëndrojë vetëm në tualet dhe kjo është një torturë për modelen.


Shtuar 19.04.2021 14:48