Rusi, shtohen gjasat për grusht shteti

Për Vladimir Putin, rreziku i një grushti shteti në Moskë po bëhet gjithmonë e më real.

Këtë ia ka komunikuar një agjent i inteligjencës ruse Vladimir Osechkin, një aktivist rus dhe themelues i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.ru.

“Pakënaqësia po rritet” , shkruan zyrtari anonim i FSB-së, i cituar nga Times.

“Në mesin e “007-tave” ka nga ata që nuk do të jenë më në gjendje të shkojnë me pushime në Itali ose të marrin fëmijët e tyre të vegjël në Disneyland Paris. Ata nuk duan të kthehen në Bashkimin Sovjetik dhe çdo muaj shtesë lufte rrit mundësinë e një rebelimi.” thuhet me tej në letrën e cituar nga Times./albeu.com/


Shtuar 24.03.2022 08:31