Mediat greke trajtojnë Kacifas si hero: Familja e tij përndiqet në Shqipëri

Mediat greke kanë rikthyer ngjarjen ndaj Kostantinos Katsifas, pasi sipas tyre familja e tij përndiqet nga drejtësia shqiptare.

Sipas mediave helene, ata janë thirrur nga Gjykata e Gjirokastrës, Shkalla e Parë, nën akuzë për ndërtim pa leje.

Përndjekja ndaj familjes ka të bëjë me një faltore që ata dëshironin të vendosin në mal, në vendin ku u vra djali i tyre nga policia shqiptare më 28 tetor 2018.

Shkëmbimet e zjarrit mes tij dhe policisë shqiptare filloi kur policia shqiptare hoqi flamurin Grek për festimet e “Ditës OXI”, për të përkujtuar ushtarët grekë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Disa ditë më parë, babai i Konstantinos, Giannis Katsifas, së bashku me kryetarin e komunës së Bodrishtës, i cili synonte të ndihmonte familjen në ndërtimin e një lapidari të vogël në kujtim të Konstantinos, u morën në pyetje nga prokurorët shqiptarë.

Sipas mediave greke pakica greke në Shqipëri janë bërë shpesh objekt grabitjesh dhe ngacmimesh nga shqiptarët.


Shtuar 15.06.2020 15:42