“Njerëzit nuk mund të blenë një thes miell”, Rama: Pse nuk e merrni vesh, ka plasur lufta në Europë

Një qytetar ka ironizuar kryeministrin Edi Rama mëngjesin e sotëm ku i thotë se uron një ditë të mbarë për qytetarët, me rritjen e çmimeve.

Më pas, ai i kërkon kryeministrit të kujdeset për popullin pasi nuk kanë para të blejnë një thes miell me çmimet që janë rritur.

Në përgjigje, Rama thotë se, pse nuk e merrni vesh që në Europë ka plasur lufta dhe se çmimet janë rritur kudo.

Replikat:

Qytetari: Mirmengjesi! Z.kryeminister, dhe me ngritjen e çmimeve ju uroj nje dite te mbare e kupton vet “ sa ne hall eshte populli shkrete

Ngritja cmimeve marramendese! Bravo  te qofte per keto punime fantastike per popullin por ka njerez qe nuk mund te blejn nje thes miell. Kujdesu per popullin. Edhe populli pastaj ty te vlerson!

Rama: Perqeshjet jane padituri jo argument, po te pakten kaq sa ka marre vesh tere bota si ka mundesi qe disa ketu akoma nuk e marrin vesh! Ka plasur nje lufte ne Europe qe i ka goditur tere cmimet kudo dhe populli kete e kupton me se miri, ndersa ata qe shajne e perqeshin ne emer te popullit nuk e kuptojnë./albeu.com


Shtuar 21.03.2022 09:16