Jonson bisedë telefonike me Zelenskyn, i premton mbështetje të vazhdueshme ushtarake

Kryeministri britanik, Boris Johnson u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky sonte.

“Kryeministri nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar mbështetjen për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës”, tha Doëning Street në një deklaratë.

“Të dy liderët theksuan rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në ushtrimin e presionit ndaj Putinit dhe ata dënuan sulmet e neveritshme ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve të tmerrshme në Mariupol”, thuhet në deklaratë./albeu.com