Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto e dy karburanteve në Tiranë dhe Vlorë që kanë faturuar me çmim më të lartë sesa ka caktuar Bordi i Administrimit të Karburanteve.
Kryeministri kishte paralajmëruar se nëse do të ketë karburante që shesin me çmim më të lartë, do të sekuestrohen. Por duke qenë se sekuestrimi hyn në fuqi javën e ardhshme, Rama njofton se atyre u janë vënë gjoba makimale.
Postimi i Ramës:
Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit
Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare.