Momenti i sikletshëm! Arjola Demiri i ofrohet Ramës për një foto por ai e shmang mes turmës (VIDEO)

Arjola Demiri, aktorja që kërkoi hapur publikisht të bashkohej me strukturat e Partisë Socialiste, sot është shmangur me “lezet” nga kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që ky i fundit pati në Tropojë.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shihet se Demiri afrohet të bëjë një foto me kryeministrin Rama, por ky i fundit nuk tregon ndonjë njohje për aktorën apo afrimitet.

Ai buzëqesh në siklet dhe “si me stil” vazhdon të ecë përpara për të shmangur ndonjë bisedë me Demirin. Kjo e fundit ngelet pas nga turma që ecen më shpejt.


Shtuar 18.04.2021 22:52