Mbrojtësi i Barcelonës Jordi Alba u sulmua me shishe nga tifozët turk në ndeshjen e sotme kundër Galatasaray, por në fund u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të reagimit të tij jo të hijshëm.
Incidenti në fjalë ndodhi gjatë minutës së 85’ të ndeshjes, ku Alba i afrohet vijave anësore, pa e ditur që do të sulmohej nga tifozët e Galatasaray me shishe dhe gota të mbushura me lëngje në stadiumin “Nef” të Turqisë.