Ministria e Jashtme e Rusisë mohoi sulmin ndaj konsullatës shqiptarë në Kharkiv. Pas këtij reagimi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë nëpërmjet një postimi në “Twitter” e konsideron këtë si një “lajm të rremë”.
“Pamjet flasin vetë”, është një pjesë e shkrimit nga ministria shqiptare e shoqëruar edhe me pamjet e konsullatës së bombarduar.
Reagimi:
Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!
1/2. This destruction of the premises as well as of documents in the archives are a blatant violation of Article 61, Chapter III of the Vienna Convention on Consular Relations.
‼️#Disinformation & fake news on this attack are unacceptable! pic.twitter.com/swybZS0cTj— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) March 17, 2022