A pritet ulje? Sot Maqedonia e Veriut vendos për çmimet e reja të naftës

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbimet e ujit do të vendosë sot për çmimet e derivateve të naftës.

Vendimi, siç deklaroi zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov, do të jepet gjatë ditës dhe do të hyjë në fuqi pas mesnatës.

“Parakushtet janë përmbushur, KRRE do të sjellë vendim i cili do të jetë në fuqi prej 00:01 (pas mesnate) 18:03.2022”, deklaroi Uzunov./albeu.com/