Berisha batuta me Nokën e Ballën, bën Kuvendin të votojë për së dyti

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur me vonesë në sallën e Kuvendit, teksa ka kërkuar që të votohet për herë të dytë, në lidhje me ndryshimin e rendit të ditës.

Nëse në fillim deputetët e PD-së që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit, nuk i ngritën kartonat, Berisha është kujdesur që me qëndrimin e tij t’i “detyrojë” t’i japin votën.

Të lidhura

None found

Ky veprim është pritur me të qeshura nga deputetët socialistë, ku shihet Balla që shkrihet gazit, dhe po ashtu shihet Berisha e Noka që janë pranë Ballës dhe po ashtu qeshin bashkë me të.

 


Shtuar 17.03.2022 11:39