FSK për herë të parë në trajnimin e liderëve të rinj ushtarakë në Kroaci

Në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate u zhvillua trajnimi për përgatitjen e liderëve të rinj ushtarakë, ku Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) u përfaqësua për herë të parë. Pjesëtarët e saj u trajnuan përkrah ushtarakëve nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili bëri të ditur pjesëmarrjen e FSK-së, aktiviteti përfundoi me një marshim taktik prej 88 kilometrash. Itinerari nisi në Udbina dhe përfundoi te Kalaja e Kninit.

Të lidhura

None found

Në vlerësimin e Maqedoncit, kjo përvojë ndihmon në ngritjen e aftësive të kuadrove ushtarake të Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kroacinë.

Për bashkëpunimin, ministri shprehu falënderime ndaj homologut kroat, Ivan Anušić, si dhe ndaj Ushtrisë Kroate.


Shtuar më 23.10.2026 13:13