Egnatia arriti një rezultat të vlefshëm në fushën e Aarhus, duke e mbyllur takimin në barazim 1-1 për fazën e grupeve të Conference League. Pas dy ndeshjesh në këtë turne, skuadra nga Rrogozhina ka siguruar dy pikë falë dy barazimeve dhe paraqitjeve bindëse, sidomos përballë kundërshtarëve të kalibrit të Midtjylland dhe Aarhus.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshëndetur kampionët e Superiores pas barazimit të arritur mbrëmjen e kaluar në kompeticionet europiane:
Të lidhura
None found
“Kjo nuk është vetëm një pikë, por dinjitet për futbollin shqiptar. Urime Egnatia”. Për ekipin rrogozhinas, ky sezon shënon debutimin historik në fazën e grupeve të një kompeticioni elitar për klube.






