Rama s`eflekton, por akuzon studentët! Protestën e flamingove e injoroi sot kërkon dialog, kryeministri: Askush nuk do të ngelet pa u ekspozuar

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, nuk ka preferuar të dëgjojë shqetësimet e studentëve, por ka zgjedhur që të nxjerrë disa figura, persona për të cilët thotë se nuk janë studentë, duke u bërë gjyq publik.

Kryeministri harron ish-zv.kryeministra që janë marrë në hetim nga SPAK.

Të lidhura

None found

“Vazhdojmë me studentin EK, vjedhje, dëmtime me dëmshme vepra që janë dënuar më parë. Asnjë lidhje me Universitetin…LV, 24-vjec asnjë lidhje me Universitetin me precedentë, vjedhje…”, tha ai duke shtuar: këta janë një pjesë e komponentit kriminal. Por qytetarët duan të thonë që rruga për të kërkuar të drejtën , rruga për të luftuar demokratikisht kundër kujtdo që ndjehesh që nuk të përfaqëson është rruga paqësore e ballafaqimit demokratik dhe të forcave. Idetë ballafaqohen çdo ditë, forca në zgjedhje”, tha ai.

Shqipëria është përfshirë nga protesta rreth 4 muaj të quajtura ndryshe “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri nuk e dëgjoi dhe e injoroi, ndërsa sot u kërkon studentëve dialog, pas dhunës policore.


Shtuar më 23.10.2026 11:26