Këtë të premte, studentët e mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në mbështetje të protestës që vijon prej më shumë se një javë kundër Edi Ramës.
Të rinjtë, teksa marshojnë, iu bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës së tyre, dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit.
Të lidhura
None found
“Bashkohuni me ne”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, – janë thirrjet e të rinjve së bashku ndërsa ecin nëpër rrugët e Tiranës.
Kujtojmë që të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, dhe kanë refuzuar thirrjet e tij për dialog.






