Villarealit i mjaftohen 3 goditje në portë për të eliminuar Juven, Chelsea bën detyrën (VIDEO)

Juventus e ka nisur pjesën e parë shumë mirë duke rrezikuar portën e spanjollëve.

Disa herë me Vlahovic por finalizimi nuk ka qënë konkret. Sulmuesi serb gjithashtu goditi dhe shtyllën por i pafat për ta dërguar topin në rrjetë.

Villareal tentoi tre herë të kërcënontë portën por pa rezultat.

Pjesa e ditë ishte pothuajse në të njëjtin ritëm deri në minutën e 77-të. Villareal fiton një penallti nga një ndërhyrje e Ruganit dhe Moreno e dërgon topin në rrjetë.

Por Villareal i vendos pikat mbi “i” në minutën e 85-të me anë të Torres. Spanjollët nuk mjaftohen me këtë rezultat ku në minutën e 90-të De Ligt prek topin me dorë dhe Villareal shënon golin e tretë nga pika e bardhë përsëri me anë të Danjuma.

Juventus kështu largohet nga aventura e Champions League.

 

Nga ana tjetër Chelsea nuk ka kursyer golat ndaj Lille, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin francezët me anë të Yilmaz nga pika e bardhë e penalltisë. Loja ishte paksa e vakët por Chelsea këmbënguli për të shkuar në dhoman e zhveshjes në barazim, ku në minutën e 48-të të pjesës së parë ishte Pulisic i cili dërgoi topin në rrjetë nga një asistim i Jorginho.

Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me pak raste por në minutën e 71-të spanjolli Azpilicueta dyfishon shifrat për anglezët.

Kaq i ka mjaftuar ekipit të Tuchel për të prerë biletën për fazën tjetër të Champions League./ h.ll/albeu.com



Shtuar 16.03.2022 22:54