Përfitoi lekë për karburant edhe pse ishte i shtruar tek Infektivi, “justifikohet” Alimadhi

Deputeti Adriatik Alimadhi u listua në lisën e deputetëve që përfituan lekë për kaburan gjatë pandemisë, edhe pse ai ndodhej i shtruar tek Infektivi si pasojë e infektimit me koronavirus.

I pyetur nga Top Channel përse e ka pranuar këtë pagesë të kuvendit, ndërkohë që ai ka qëndruar në izolim Alimadhi deklaroi:

“Ky është një ligj që e kanë marrë deputetët më parë, e marrin aktualisht dhe do ta marrin sa të jetë ligji. S’ka të bëjë me momentin tim kam qenë i shtruar në spital apo jo dhe kam marrë lekët e karburantit. Unë e shoh si një ngarkesë të shoqërisë shqiptare madje të atyre që duan ta përdorin aktualisht për deputetët që kanë marrë mandatin. Por ky është një imazh i keq i shoqërisë shqiptare. Dhe thuhet që sa lekë i duhen zotit Alimadhi nga shtrati për në banjo. Unë nuk e di ça fryme është kjo. Nuk e di pse i fryjnë zjarrit”.

“Sipas pikës 11, të vendimit të Kuvendit “Vlera mujore e mbulimit të shpenzimeve për transport, është e diferencuar sipas zonave të ndryshme në qarqet ku janë deputetët dhe varion nga 30.016 leke deri ne 40.000 lekë në muaj.

Deputetit i mbulohet ky shpenzim pa paraqitur asnjë dokumentacion. Në lidhje me paraqitjen e formularit për deputetin Adriatik Alimadhi ju bëjmë me dije se deputeti nuk ka plotësuar (vetdeklaruar/dorëzuar) asnjë dokumentacion të tillë për të përfituar dietat ditore, sipas pikës 7 të vendimit të Kuvendit”


Shtuar 11.06.2020 18:18