Zuri vendin e Dvoranit: Kush është gjyqtarja e njohur që la në burg Fatos Nanon

Ditën e sotme me 6 vota pro dhe 3 kundër KLGJ ka vendosur përfundimin e mandatit të Dvoranit.

Kryesimin e KED e merr anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, edhe pse posti i saj do të jetë provizor deri sa të hidhet shorti që do përcaktojë anëtarin e KED.

Kush është Vitore Tusha?

Emri i saj është jo i panjohur në fushën e Drejtësisë. Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2008, por dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Njihet si gjyqtarja që ka shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, siç janë marrëveshja e detit, ligji i lustracionit. Ajo ishte ndër të parat që mbështeti Vettingun.

Çështja më me bujë që ka shqyrtuar Tusha, është ajo e vitit 1995. Vitore Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie. Por ndryshimet e atëhershme në Kodin Penal bënë që ai të linte burgun.

Gjithashtu Vitore Tusha u propozua nga presidenti Meta në vitin 2018 për të marrë drejtimin e KLSH-së, por kandidatura e saj u refuzua nga shumica socialiste.


Shtuar 11.06.2020 18:07