Thumbon Saimir Tahiri: Isha dhe mbetem ministri më i mirë i Ramës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në përfundim të seancës së sotme, deklaroi se ka qënë dhe mbetet ministri më i mirë i Brendshëm që ka pasur qeveria Rama.

“E kam bërë detyrën si ministër më mirë nga ata që ishin dhe nga ata që e kanë”.

Ai shtoi se është i bindur se ka bërë në çdo hap të duhur gjatë detyrës së tij si ministër.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të shtyjë në 24 qershor vendimin për Tahirin.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila kishte kërkuar 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë./albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 14:24