Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Delvinë. Një i ri ka goditur me shufër hekuri në kokë një 20 vjeçar.
Përmes një njoftimi policia bën me dije se 20 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues ne Delvinë, pasi ka goditur me sende të forta (shufër hekuri) në kokë, shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.