Vajza përplaset me shtyllën, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme ku si pasojë është plagosur vetë drejtuesja e mjetit.

Sipas policisë, 28 vjeçarja ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë.

E plagosura është dërguar menjeherë në spital.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 11.06.2020 13:05