Sot breshër e rrufe, si pritet të jetë moti ditën e premte

Një mo i paqendrueshëm ka karakterizuar gjatë gjithë ditës së sotme vendin tonë, ku nuk munguan as reshjet e breshërit dhe rrufetë.

Sipas sinoptikanëve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, nesër, moti nis me kthjellime e vranësira.

Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim dhe në orët e nxheta të ditës përgjatë maleve do të ketë shtrëngata të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9º deri 22ºC
zonat e ulëta 12º deri 28ºC
zonat bregdetare 14 º deri 27ºC


Shtuar 11.06.2020 13:12