“Më ngatërruan në Lezhë dhe kërkonin foto”, aktori shqiptar tregon si është të jesh sozi e yllit të Hollywood

Besnik Tafallari është bërë i njohur për ngjashmërinë e madhe që ka me aktorin hollivudian Jason Statham. Ai ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, bashkë me kampionin në Muay Thai, Ervis Bici dhe regjisorin Aldo Marku, për të folur për filmin e ri shqiptar “Shënjestra”.

Besniku, i cili ka lindur në Gjermani, tha për moderatorin Alban Musa se ngjashmëria me aktorin e filmave aksion e ka ndihmuar në fillimet e karrierës. Ai tregoi se ka punuar me kompani si imazh i tyre për shkak të ngjashmërisë me aktorin e filmave aksion.

Ndërkohë Aldo tregoi dhe një situatë një Lezhë ku njerëzit kërkonin të bënin foto me të pasi mendonin se ishte Statham. “Në një klip të Klejdi Kokës, Besniku kishte një rol. Ishim në Lezhë dhe po lëviznim me një Audi R8 dhe çdo njeri nxirrte kamerat për foto.

Ishte veshur me xhaketë dhe kur po xhironin vinin njerëzit dhe thoshin në anglisht që të bëjmë foto. Ata thonin çne në Shqipëri. Më pas ua kthente me shaka në shqip se nuk jam Statham.”, tregoi regjisori Marku.


Shtuar 15.03.2022 11:44