Kryeministri Edi Rama, ka sfiduar Serbinë që të hapë tregun me Shqipërinë për sa i përket furnizimit me grurë.
Duke u kujtuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, Rama ka theksuar se tashmë është momenti që Serbia të tregojë që kjo nismë e përbashkët vlen po kaq shumë edhe për ata.
“Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë. Kemi kompanitë tona të grurit dhe kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi dhe ne duam ta hapim këtë rrugë me diplomaci. Me Ballkanin e Hapur pra. Nëse vlen diçka kjo nismë, ja vlen tani. Ta tregojnë edhe ata, ta tregojë Serbia që janë po kaq seriozë për Ballkanin e Hapur, le ta hapin” tha Rama./albeu.com