Banorët e Maliqit në protestë për energjinë: Ndërprerja e dritave la pa oksigjen pacientin me Covid-19, vdiq

Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit protestojnë para zyrave te OSHEE-së shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të NJA  Pojan.

Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.

Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra.

Prej 7 ditësh  gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbete pa energji elektrike.

Njëri nga banorët tregon se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar vdekjen e një personi me Covid pasi kjo e fundit ishte e lidhur me aparatin e oksigjenit.

Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.


Shtuar 10.03.2022 20:17