Zbulohet emri, ndërron jetë pas aksidentit shoferi i postës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korcë ku ka ndërruar jetë një shtetas, shoferi i furgonit të Postës.

Mësohet se shoferi i furgonit të Postës Shqiptare nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në trup, gjatë një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.

Mësohet se gjatë transportimit të tij drejt Tiranës, ai ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve, viktima është Kristi Plluska, 35 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës, ku dy mjete janë përplasur, një prej tyre furgon i Postës Shqiptare.

35-vjeçari Kristi Plluska mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë atë nga automjeti i aksidentuar.


Shtuar 9.06.2020 18:03