Pushtimi i Ukrainës, Harris nuk i quan mizoritë ruse “krime lufte”

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk i quan “krime lufte” veprimet e Rusisë në Ukrainë, pavarësisht vrasjes së civilëve, shkruan CNN

“Ne jemi të qartë se çdo sulm i qëllimshëm ndaj civilëve të pafajshëm është një shkelje.”OKB-ja ka ngritur një hetim, ku do të hetohen sulmet ruse,” tha ajo.

Imazhet nga Ukraina tregojnë qartë mizoritë që po ndodhin, tha Harris, edhe përpara se hetimi të vendosë nëse janë apo jo krime lufte.

“Nuk kam dyshim se të gjithë sytë e botës janë të kjo luftë dhe tek ajo se çfarë ka bërë Rusia në Ukrainë”, përfundoi Harris.