Gjekmarkaj kapet “mat” me deputetët e Berishës, Paloka: Foton na e bëri Lul fotografi (FOTO LAJM)

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është filmuar në një kafene pranë deputetëve mbështetës të Sali Berishës.

Kjo lëvizje e tij vjen pak ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PD-së.

Ai është fotografuar duke pirë kafe me deputetët e Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka dhe Edi Paloka. Ky i fundit ka sqaruar me ironi dhe se kush e kishte bërë fotografinë.

Reagimi i Palokës:

L.B qenka bere dhe fotograf…!

Nga “fotolajmi” tek lajmi. Pozicioni nga eshte bere fotoja ishte pikerisht nga tavolina ku per here te pare ishte ulur ne kafen e Parlamentit L.B!

Sot jo vetem u ul ne kafe per here te pare me deputetet e tij, po ka gjithe kohen qe i merr me rradhe, i perqafon dhe …ju lutet …! E gjitha kjo pasi ju suli kryetaret e emeruar qe ti sulmonin.

Sa per mua, une me deputetet dhe demokratet jam ulur dhe kam ndare miqesine pavarsisht bindjeve apo mendimeve te tyre.

Tani beka dhe fotografin ! Nuk e imagjinoja qe njeriu mund te zvoglohet e zvoglohet kaq shume!/albeu.com/