Nedim Bajrami është një nga objektivat e Juventusit në merkaton e verës.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare po kalon një sezon fantastik, duke shënuar 9 gola dhe dhënë pesë asiste në Serie A dhe Kupën e Italisë këtë sezon.
Pas fantazistit janë vendosur klubet e mëdha nga Italia, me Juventus që po bën “presion” nisur edhe nga raportet e mira me Empolin.
Roma ështënjë nga skuadrat e fundit që ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër.
Së fundmi në Itali bëjnë me dije se për Bajramin ka interes edhe nga Premier League, me Calciomercato që nuk bën me dije emrat e skuadrave.
Duket se sezoni i parë në elitën e futbollit italian ka qenë i duhuri për Bajramin, që në verë pritet të lërë Empolin pas ofertave të shumta.