Zbulohet plani me 6 pika i Johnson për të mposhtur Vladimir Putin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, iu ka bërë thirrje liderëve botërore, që të vijojnë përpjekjet, në mënyrë që pushtimi i tmerrshëm i Ukrainës nga Rusia të dështojë.

Kryeministri Johnson ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash, për të mbajtur nën presion Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan “BBC”.

Ja çfarë përmban plani me gjashtë pika i Johnson:
1. Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një “koalicion humanitar ndërkombëtar” për Ukrainën.
2. Ata gjithashtu duhet të mbështesin Ukrainën “në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtje”.
3. Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet.
4. Komuniteti ndërkombëtar duhet të rezistojë në Ukrainë.
5. Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës.
6. Duhet të ketë një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë” ndaj vendeve të NATO-s.

Kryeministri Johnson pritet gjithashtu të japë një mesazh për takimet me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, dhe kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Downing Street, ditën e hënë.


Shtuar 6.03.2022 08:32