Aksident tragjik në Krujë, humbin jetën 4 persona, mes viktimave një 16-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesnate në aksin rrugor Fushe Krujë – Milot.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë 4 përsona dhe është plagosur 1.

Mjeti me drejtues A.D, 39-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.A, 30 vjeç. Të dy drejtuesit kanë ndërruar jetë, por ashtu edhe dy pasagjerët SH.B, 20 vjeç dhe A.K, 16 vjeç dhe e plagosur ka mbetur shtetasja R.H, 34-vjeçe.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Vijon..


Shtuar 6.03.2022 08:31