EMRI/ Vrau nuse dhe vjehrrë në Devoll, policia prangos autorin hajdut (VIDEO)

Është prangosur autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Devoll, ku nuse dhe vjehrrë u gjetën të vdekura brenda shtëpisë së tyre.

Sipas burimeve nga policia, personi në fjalë ka qenë shtetasi Ali Zili, 36-vjeçar. Policia thotë se ai është banor i zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe e ka pranuar krimin përballë hetuesve.

Ai dyshohet se është futur për të grabitur në shtëpinë e tyre dhe më pas i ka vrarë dy gratë.

Dyshohet se grabitësi i ka sulmuar me sende të forta dhe u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Policisë:

Devoll

Policia identifikon dhe kap në kohë rekord, autorin e dyshuar të vrasjes së dy shtetaseve në fshatin Progër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, Devoll, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër.

Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.03.2022 16:41