Konfirmohet ndarja! Zbulohet arsyeja pse Ana dhe Arsimi i dhanë fund lidhjes (VIDEO)

Ditën e djeshme ndjekësit e Anës dhe Arsimit vunë re disa detaje, që i bënë të dyshonin se çifti i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Si fillim, ishte Ana ajo që ngriti aludimet për ndarje, pasi u shpreh se ishte konfuze për ndjenjat e saj.

“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e pyeti një nga ndjekësit.

“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, iu përgjigj Ana.

Më pas edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:

“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. Dhe në fakt këto dyshime nuk kanë qenë të kota, sepse lidhja e Anës dhe Arsimit ka përfunduar realisht!

“Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë. Pasi pëërcolli Arsimin në aeroport për në Zvicër, Ana duket se ka përcjellë edhe lidhjen me ish-konkurretin e “Për’puthen”.

Kujtojmë se lidhja e tyre nisi pas daljes nga “Për’puthen” dhe madje çifti nisën të shfaqeshin edhe në publik në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nga ana tjetër Arsimi ka dhe një fëmijë, një djalë të quajtur Lion, që ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie e tij e mëparshme.


Shtuar 17.04.2021 08:57